21 Nëntor, 2023

“U shqye skela e madhe…”- Gentian Zenelajt i ndodh incidenti i frikshëm në skenë


Aktori i humorit shumë i dashur nga publiku shqiptar, Gentian Zenelaj së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku ka zbuluar më shumë rreth jetës së tij personale dhe profesionale.

Ai tregoi se roli që luajti në dramën “E kuqe” e cila u mbajt me 15 nëntor në Teatrin Kombëtar, ishte si një dhuratë e 45-vjetorit të lindjes së tij.

Nga ana tjetër sipas Gentit përveç se u lodh dhe u mundua shumë me këtë rol, nuk kanë munguar as momentet e frikshme.

Ishte një datë e rëndësishme, që erdhi me kaq shumë lodhje, me kaq shumë mund, madje do të të tregoj edhe një moment komik, të frikshëm, në mund ta quaj, në premierë. Papritur, një moment, sa kishte ardhur dikush me një sy shumë të madh dhe shembet kanavaca e madhe komplet dhe bie në krahun tjetër me gjithë pikturë dhe për mua dhe Urimin ishte një shok i vërtetë, sepse nuk po dinim… u shqye skela e madhe që ra dhe unë dhe Urimi patëm një moment frike të tmerrshme, sepse nuk do dinim si do shkonte shfaqja përpara. Ndërkohë, regjisori Altin Basha kishte menduar gjithë finalen e shfaqjes mbi atë skelë të madhe, ku vendoseshin të gjitha pikturat, pra do të ishte një pjesë masive e skenografisë. Ka qenë një moment që unë do ta mbaj mend gjithë jetën, se si dy aktorë përpëliteshin. Gjysma e trurit punonte për tekstin dhe gjysma tjetër punonte si ta zgjidhim teknikisht sjelljen në këmbë të gjithë asaj skele të madhe. Shyqyr Zotit ia arritëm me sukses, madje shumë njerëz kishin menduar që është pjesë e shfaqjes, pra për një aktor është realisht moment i frikshëm në skenë”. – tha Zenelaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al