11 Mars, 2020

U shpall fajtor për përdhunim, producenti më i fuqishëm i Hollywood dënohet me 23 vite burg


Producenti i famshëm i Hollywood, Harvey Weinstein është dënuar me 23 vjet burg për përdhunim dhe sulm seksual.

Weinstein u shpall fajtor për akuzat në muajin e kaluar, ndërsa sot u dha vendimi për dënimin e tij.

Harvey ishte një nga figurat më të fuqishme të Hollywood.

67-vjeçari doli në gjykatë të mërkurën me një karrige me rrota.

Avokatët e Weinstein apeluan për një dënim më të butë duke shtuar se madje edhe dënimi prej 5 vitesh mund të ishte një dënim i përjetshëm për të.

Por prokurorët argumentuan se producentit duhet ti jepej dënimi maksimal i mundshëm duke pas parasysh akuzat ndaj tij.

Weinstein tha në gjykatë se është penduar. Dhjetëra gra e akuzuan atë për sjellje të pahijshme seksuale, përfshirë përdhunim por ia vazhdimisht i ka mohuar.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al