20 Qershor, 2023

U ribashkuan dhe u ndanë sërish/ Cila është arsyeja që Shawn Mendes dhe Camila Cabello i dhanë fund lidhjes së tyre?


Sa i papritur ishte rikthimi i tyre aq ishte dhe ndarja e Shawn Mendes dhe Camila Cabello.

Burimet për Entertainment Tonight treguan disa javë më parë se ish-çifti, të cilët filluan të takoheshin sërish pai u panë duke u puthur gjatë festivalit të ‘Coachella’, i dhanë fund gjërave.

“Shawn dhe Camila u ndanë dhe nuk po shihen më bashkë”, tha burimi. “Ata i provuan gjërat, por në fund të fundit koha nuk është e duhura për asnjërin prej tyre. Të dy janë të zënë dhe po bëjnë gjërat e tyre.”

‘The Sun’ ishte e para që ndezi thashethemet se Cabello dhe Mendes u ndanë për herë të dytë.. Një burim i tha gazetës britanike më 7 qershor se:

“Shawn dhe Camila kanë shumë histori dhe ata testuan ujërat përsëri pasi u kthyen në jetën e njëri-tjetrit. Por kjo ishte vetëm një shkëndijë dhe ata i kanë dhënë fund tani. Ata e kuptuan se ishte ndoshta një gabim t’i jepnin një tjetër shans lidhjes. Gjërat përfunduan mes tyre herën e parë për një arsye, në fund të fundit. Në realitet, të dy e dinë se nuk janë të duhurit për njëri-tjetrin në aspektin romantik dhe tani duan të vazhdojnë përpara.”

Ata u ndanë për herë të parë në nëntor 2021 pas dy vitesh lidhje. Ata thanë në një deklaratë të përbashkët të postuar në InstaStory atëherë:

 “Hej djema, ne kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë romantike, por dashuria jonë për njëri-tjetrin si njerëz është më e fortë se kurrë. Ne e filluam lidhjen tonë si miqtë më të mirë dhe do të vazhdojmë të jemi miqtë më të mirë… Ne e vlerësojmë shumë mbështetjen tuaj që nga fillimi dhe për të ecur përpara.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al