4 Maj, 2020

“U prodhua në laborator privat e u hodh me dronë”- Vali Corleone “zbulon” origjinën e koronavirusit: U krijua nga mafia më e fuqishme në botë për tu hakmarrë ndaj inteligjencës globale


Vali Corleone është rikthyer sërish në vëmendjen e mediave pas një mungese për një kohë të gjatë. I ftuar në emisionin “n’Kosove Shoë”, ai foli edhe për koronavirusin ku pretendoi se është prodhuar në laborator privat dhe më pas është shpërndarë me dronë.

Vali Corleone u shpreh se koronavirusi nuk u prodhua nga shtetet e fuqishme si Amerika, Kina apo Rusia por nga mafia më e fuqishme në botë si shenjë hakmarrje ndaj inteligjencës globale.

Personazhi i famshëm shtoi se mafia më e fuqishme në planet i ka rrënjët në fshatin Corleone.

“Koronavirusi mendoj është një virus që është prodhuar në një laborator privat, i cili është se është lëshuar nga ajri me dronë nëpër disa shtete dhe është ngjitës, gjithashtu. Disa njerëz mendojnë mos e ka bërë Amerika, mos e ka bërë Kina apo Rusia.

Absolutisht nuk e ka bërë asnjë prej tyre përkundrazi i ka zënë mat të gjitha shtetet më të forta në planet, i ka gjet gjumë të gjithë. Mendoj se koronavirusin e ka bërë mafia më e fuqishme në planet dhe më e pasura në planet.

Mafia më e pasur në planet dhe më e fuqishme është me rrënjë nga fshati Corleone, Palermo, Sicili. Mendoj se ka bërë për hakmarrje të inteligjencës globale. Ka dicka inati dhe hakmarrje të madhe me inteligjencës globale, me të gjitha shtetet e planetit,”- tha ai.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al