21 Nëntor, 2022

U përfshi në skandalin me videon me pullë të kuqe, kush është ish- Missi që po përflitet për të hyrë në “BBVIPKosova”?


Na ndajnë dhe dy javë nga nisja e spektaklit “Big Brother Vip Kosova”. Pas gati 6 muajsh që nga lajmërimi për versionin kosovar të realit-show, duket se gjithçka është gati për të mirëpritur banorët e famshëm të kësaj shtëpie.

E teksa interesi është i madh për banorët që do të bëhen pjesë e lojës, vetë faqja zyrtare e “Big Brother Vip Kosova” ka dhënë disa ndihma për publikun, duke zbuluar detaje nga konkurrentët, natyrisht pa zbuluar emrat e tyre.

Reperi Getinjo, aktorja Shota Baraliu dhe këngëtari Art Abazi ishin tre prej emrave që u përfolën se do të jenë pjesë e shtëpisë së famshme, por lajmi u përgënjeshtrua menjëherë nga të tre personazhet.

Së fundmi ‘Indeks Online” ka zbuluar se personazhi i cili po përflitet se do të marrë pjesë në “BBVK”, është ish- Miss Kosova Xhuli Nura. Bukuroshja e cila prej vitësh jeton në Finlandë, ishte zhdukur nga vëmendja mediatike dhe shkak për këtë u bë skandali për videon me pullë të kuqe.

Gjatë një interviste të dhënë për mediat në Kosovë, Xhulia rrëfeu se ish i dashuri e shantazhoi se do t’i publikonte videron nëse nuk do i jepte paratë që ai kërkonte.

Më tej   ish-Missi tregoi iu deshën shumë vite që të kujdesej për shëndetin e saj mendor.

“Është gjë shumë e bukur kur dy njerëz duhen dhe kryejnë marrëdhënie seksuale. Gjëja që nuk duhet të bëhet është të shantazhohet dhe të merret një gjë intime sikur mu mor mua dhe të shantazhohesh që 20 mijë euro duhet me mi sjell ose të publikohet videoja ku ti je nudo.

Unë me rastin tim kam shpëtuar shumë gra. Unë e kam shëruar veten 5-6 vite. Për 5-6 vite nuk kam dashur me ditë për asgjë. Kam punuar me veten. Unë s’kam pasur shumë mbështetje, për shkak të mentalitetit”, tha ajo asko kohe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al