7 Dhjetor, 2017

U përfol se ishte në një lidhje, Marsela Çibukaj sqaron të vërtetën: Fajin e ka Artjola Toska që…


Këngëtarja Marsela Çibukaj ka qenë gjithmonë e kujdesshme për jetën e saj private ku nuk preferuar të ekspozohet nëpërmjet rrjeteve sociale apo intervistave në mediat rozë.

Por ishte një foto e postuar në Instagramin e saj gjatë muajve të verës me mbishkrimin “Dashuri, le të shpërthejnë portalet” , lajmi që u bë mori dhenë.

E ftuar në ‘’Pop Culture’’ ditën e sotme ajo tha se ai ishte një djalë italian, mik i saji duke mos preferuar të jepte shpjegime të mëtejshme.

Por ndërsa Kelvi ndërhyn duke i kujtuar se të gjithë po thonë që ai është i dashuri i saj, Marsela, pa i kursyer as këtë herë batutat, ia kthen: “Ashtu po thuhet? Epo fajin e ka Artjola Toska që pas asaj fotoje tha “të trashëgoheni” – dhe me të qeshur vazhdon: “Pas Artjolës filluan me radhë edhe Eranda, edhe të tjerat. Të gjithë janë shumë të kënaqur që po martohem.”

“Kur të vijë momenti, do t’ju sjell llokumet”, – vijon të bëjë humor më tej këngëtarja, madje paska menduar edhe për dasmën: “Dasmën e kemi lënë për 2018-ën.”

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al