23 Dhjetor, 2017

U përfol se hoqi dorë nga muzika përfundimisht, Adelina Ismaili rrëfen të vërtetën


Këngëtarja  e njohur Adelina Ismaili, është ngjitur mbrëmjen e djeshme në skenë në natën e dytë të Festivalit të këngës në RTSH gjatë edicionit të 56-të të tij.

Në një bisedë me moderatorin, Adi Krastën, Adelina mes tjerash ka sqaruar  lajmet rreth distancimit të saj  nga muzika duke dhënë edhe një lajm të mirë fansave. Ajo ka sqaruar se nuk e ka pasur fjalën për një largim nga skena, por një largim nga performancat nëpër diskoteka. Largimin nga skena këngëtarja do e cilësonte si vetëvrasje artistike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al