7 Prill, 2022

“U njohëm në Madrid, mendoja se nuk do lidhej kurrë me mua!” Olta Gixhari flet si rrallëherë për partnerin që e mban larg syrit të publikut


Aktorja e njohur shqiptare prej dy vitesh është shpërngulur në Spanjë ku jeton me partnerin dhe djalin e saj i cili erdhi në jetë në 2020. Edhe pse është aktive në rrjetet sociale, ajo nuk e ka zbuluar kurrë identitetin e njeriut të zemrës dhe as portretin e të birit, Amarit.

Këto ditë Olta ndodhet në Tiranë dhe ka qenë e pranishme në disa emisione ku ka folur për familjen e saj që e ruan me hermetizëm nga sytë e publikut. Olta tregoi sot detaje që nuk i kishte thënë asnjëherë për partnerin e saj duke zbuluar mes të tjerash se janë njohur në Madrid dhe se fillimisht mendonte se ai nuk do lidhej kurrë me të

“Jemi njohur në Madrid dhe puthjen e parë e dhamë në Romë. Lidhja jonë ka ardhur në mënyrë natyrale dhe unë madje mendoja se ai nuk do lidhej kurrë me mua. Është kursimtar nuk bën dhurata të shtrenjta Quhet Dori dhe është nga Tirana, profesionin nuk do e them. Nuk më thërret kurrë në emër. Nëse më thotë Olta ka diçka që nuk shkon. Vetëm dy herë e kam dëgjuar nga goja e tij emrin tim dhe se si jam ndjerë. Më ka vënë një nickname(epitet) me përkëdheli të padëgjuar ndonjëherë. Unë i thërras Dori. Nuk bëhet xheloz, unë nuk e di se si është xhelozia në një lidhje.”- rrëfeu Olta në “Wake Up” në Top Channel.

Mes të tjerash ajo foli edhe për Amari duke thënë se është një fëmijë indiferent dhe i lidhur më shumë me të atin se me të, ndonëse në pamje Olta tha se është një mix i të dyve. Ajo tha se ende nuk e di se kur do publikojë foto të plota të të voglit në rrjetet sociale pasi partneri nuk është shumë pro. Megjithatë Olta poston foto të shpeshta me të birin ndonëse duke ia fshehur portretin.

“Amar është mix i joni, është natyrë indifrente. Unë shkoj në shtëpi dhe hap krahët ta përqafoj, ai del jashtë. Unë iki atij nuk i bën fare përshtypje. Është tipi im, është fëmijë i pavarur. E kam futur në kopsht shumë të vogël mendoj se kjo e ka bërë të pavarur. Unë jam mami posesive por e kam të brendshme, arrij ta kontrolloj se e di që është gabim. Amari është më shumë i dhënë pas të atit sesa pas meje. Nuk e kuptoj pse. Nuk e kam publikuar në rrjetet sociale me portret dhe nuk e di kur do e publikoj. Nuk e kam problem por nuk do bashkëshorti. Është fëmijë shumë i bukur, jo se e kam bërë unë.”- zbuloi aktorja.

Olta tha se është përshtatur shumë mirë në Spanjë dhe se po e mendon rikthimin me ndonjë projekt në ekranin e madh por nuk është ende shumë gati.

“Pjesën e shtatzënisë kam qenë në karantinë në Spanjë dhe nuk ndihesha sikur po humbja ndonjë gjë. Më merr malli për miqtë dhe energjinë. Është e vetmja gjë që më mungon. U integrova shpejt në Spanjë. Vajta shtatzënë 4 muajshe, vetëm dy ditë para se e gjithë bota të izolohej për shkak të pandemisë. Do kishte qenë periudha më e vështirë e jetës nëse do kisha qëndruar këtu. Gjatë kësaj periudhe njohëm njëri-tjetrin më shumë, nuk debatuam asnjëherë. E kaluam provën”- tha Olta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al