31 Tetor, 2020

U ndanë pas tre muajsh, flet për herë të parë ish e dashura e Brad Pitt


Pak ditë më parë, në media qarkulloi lajmi se Brad Pitt dhe e dashura e tij 27 vite më e re, Nicole Poturalski, janë ndarë.

brad pitt2

Sipas “Page Six”, burimet janë shprehur se marrëdhënia mes dyshes nuk ka qenë kurrë serioze dhe është mësuar se ndarja ka ndodhur pak kohë më parë.

brad pitt dhe nicole (2)

Nicole ka reaguar për herë të parë lidhur me lajmet e ndarjes në një koment në llogarinë e saj në Instagram.

Faleminderit shumë për fjalët. Më duhet ta pranoj se fjalët plot urrejtje nuk të gërvishtin edhe nëse ke një lëkurë të trashë”,- ka shkruar Nicole, duke konfirmuar kështu edhe vetë lajmin e ndarjes.

brad pittm angelina jolie dhe e nicole poturalski (8)

Ndërkohë, një burim tha: “Brad nuk e ka takuar Nicole që nga gushti. Nuk pati kurrë një marrëdhënie mes tyre. Ata u panë disa herë dhe kaq. Kjo nuk mund të quhet ndarje, sepse ata nuk ishin kurrë të lidhur”.

brad pitt dhe nicole (5)

Brad dhe Nicole u konfirmuan si të lidhur që në muajin gusht, kur aktori 56-vjeçar u pa me modelen 27-vjeçare në vilën e tij në Francë, të cilën Pitt e ndan me ish-bashkëshorten, Angelina Jolie. Aktori u njoh për herë të parë me modelen në restorantin e partnerit të saj, Roland Mary, në Berlin.

brad pittm angelina jolie dhe e nicole poturalski (2)

Ndërkohë Nicole vazhdon të jetë ende e martuar dhe ka një djalë shtatë vjeçar të quajtur Emil me Roland.

brad pittm angelina jolie dhe e nicole poturalski (3) e dashura e re e brad pitt, mesazh angelina jolie-s (13)

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al