24 Gusht, 2021

U mundua ta mbajë të fshehtë, por kjo video konfirmon se Genta Ismajli është shtatzënë për herë të parë! Ja kur do të vijë në jetë fëmija


Një video e publikuar në aplikacionin “TikTok”, ka konfirmuar se Genta Ismajli është shtatzënë për herë të parë! Këngëtarja prej muajsh përflitej se është në pritje të ëmbël, por ajo nuk bëri asnjë reagim në rrjete sociale.

genta ismajli (1)

Në videon e publikuar online, Genta shfaqet e veshur me të zeza, me një bluzë të gjerë, por teksa flet dhe lëviz dorën para kamerës, barku i rrumbullakosur mund të vihet re lehtësisht. Burime për “Prive” kanë konfirmuar se artistja është në ditët e fundit të shtatzënisë.

Para disa kohësh, në rrjet qarkulloi një foto e Ismajlit e veshur sportive, duke vrapuar në natyrë, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishin kilogramët e tepërt. Ndonëse të gjithë nisën të dyshonin rreth shtatzënisë, të gjitha aludimet u hodhën poshtë.

genta ismajli (1)

Prej dy vitesh, Genta po jeton një histori të bukur dashurie me biznesmenin turk, Usta. Para disa muajsh, gjatë një interviste, çifti zbulois e së shpejti mund të organizojnë një dasmë. Madje në atë kohë, këngëtarja tha se kush nuk do të dëshironte të vishte fustanin e bardhë. Gjithashtu, Genta shtoi se dëshiron një dasmë tradicionale dhe jo moderne.

genta ismajli (2) genta ismajli (10) genta ismajli (9) genta ismajli (8) genta-ismajli1 genta-ismajli2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al