12 Maj, 2020

U mendua si vetëvrasje/ U gjet në fund të shkëmbinjve në plazh, zbulohet pas 42 vitesh vrasësi i homoseksualit. U gjet në …


Disa dekada pas vrasjes së një homoseksuali amerikan në Sidney, policia australiane ka vënë nën akuza një burrë.

Trupi i Scott Johnson, 27 vjeç, u gjet në fund të shkëmbinjve në një plazh në vitin 1988. Policia fillimisht tha se ishte një vetëvrasje.

Po pas hetimeve të mëvonshme, policia arriti në përfundmin se ai ishte vrarë për shkak të prirjeve të tij seksuale.

Kjo tërhoqi vëmendjen edhe për rastet e tjera të vrasjeve homofobike rreth plazheve të Sidney në vitet 1980.

Për vrasjen e Johnson u arrestua në shtëpinë e tij të martën Scott Price, 49 vjeç. Atij iu refuzua lirimi me kusht dhe do dalë të mërkurën në gjykatë.

Policia më parë i ka kërkuar falje familjes së viktimës që nuk arritën të hetonin siç duhet vdekjen e tij dhe dështimin për të mbrojtur komunitetin homoseksual.

Scott, një student i Universitetit të Kembrixhit, ishte transferuar nga SHBA në Sidney për të qenë me partnerin e tij në vitin 1986.

Ai ishte afër përfundimit të diktaturës kur u gjet i vdekur në fund të shkëmbinjve në North Head në Manly.

Vëllai i tij Steve bëri fushata për dekada të tëra për rihapjen e hetimeve për vdekjen e Scott.

Ai i tha BBC-së në vitin 2018 ishte “e pakonceptueshme” që vëllai i tij të ishte hedhur nga një shkëmb.

“Ishte shoku im më i mirë dhe me të vërtetë kishte nevojë për mua për ta bërë këtë,”- tha Steve.

Peticionet e familjes bënë që policia të rihapte çështjen. Në vitin 2017 u zbulua se Scott kishte vdekur si rezultat i urrejtjes ndaj homoseksualëve.

Policia ofroi një shpërblim parash prej 645 mijë dollarësh për informacione në lidhje me rastin.

Ndërsa dy muaj më parë policia e dyfishoi shpërblimin. Tani është arritur në përfundimin se 80 homoseksualë janë vrarë nga bandat homofobike në Sidney në fund të viteve 1980.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al