23 Shkurt, 2018

U kritikua për mosardhjen në 10-vjetorin e Pavarësisë, Dua Lipa zbulon kur do të vij në Prishtinë


Ajo nuk erdhi për 10-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, e për këtë arsye shumë fansa e kritikuan Dua Lipën, e sidomos pas lajmeve që thoshin se këngëtarja kërkonte 200 mijë euro.

Por më 14 shkurt, Dua Lipa sikur i qetësoi pak fansat duke u premtuar se do të kthehej në Prishtinë shumë shpejt.

“Jom shume krenare qe jom Shqiptare. Urime dhe gezuar. Ju dua. Shihemi kete vit”, shkruante ajo.

Por siç shihet në publikim e saj të fundit në rrjetin social “Instagram”, Dua e ka mbajtur premtimin. Ajo sot ka postuar turin e saj veror me datat e përcaktuara ku më 10 gusht këngëtarja me famë botërore do të jetë në Prishtinë për të dhënë një koncert madhështor.

Kujtojmë që hera e fundit kur Dua Lipa mbajti koncert në Prishtinë ishte në verën e vitit 2016.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al