12 Dhjetor, 2018

U kërkoi ndihmë rojeve, por gruaja lind fëmijën vetëm në qelinë e burgut


Nën siguri të rreptë, në një ditë ku temperatura shkonte 33 gradë celsius, një grua ka lindur në qeli teksa kishte një orë që u lutej rojeve që ta ndihmonin.

Ngjarja ka ndodhur në Australi, ku rojet e sigurisë nuk e kanë ndihmuar gruan, por kanë parë nga dritarja e vogël e derës së qelisë, teksa ajo sillte në jetë foshnjën.

Ky rast është konsideruar një incident “degradues dhe i rrezikshëm”. Gruaja e cila është identifikuar vetëm si Amy, i kishte thënë stafit të burgut dy orë para se të sillte në jetë foshnjën se i kishin ardhur dhimbjet e lindjes.

Por pavarësisht lutjeve të saj, rojet vendosën që të mos e dëgjonin dhe e lanë të mbyllur në qeli. Fatmirësisht e burgosura nuk kishte komplikimi gjatë lindjes dhe gjithçka shkoi mirë.

Mediat e huaja shkruajnë se ky incident ka ndodhur në muajin mars në një burg të grave të sigurisë maksimale në Australinë Perëndimore.

Gjithashtu thuhet se pas hetimeve për ngjarjen e zbuluan një sërë parregullsish. Amy u dërgua në burgun e grave në Bandyup në fazat e fundit të shtatzënisë pasi nuk arriti të plotësonte kriteret për lirimin me kusht.

Por më 11 mars kur ajo lajmëroi stafin se ishte e shqetësuar dhe se kishte dhimbje, asaj iu bë një vlerësim shëndetësor ku thanë se kishte vetëm dhimbje abdominale.

Madje lidhur me këtë, infermierët as nuk u njoftuan. Amy-t thjesht iu dha një paracetamol dhe e kthyen në qelinë e saj. pasi ka kaluar pak kohë, e burgosura ka nisur të kërkonte ndihmë, por që askush nuk i zgjati dorën.

Infermierët kanë mbërritur aty vetëm pesë minuta më para, por që nuk dot brenda për shkak se dera ishte e mbyllur dhe punonjësja e stafit me çelësat nuk ishte aty.

Si pasojë, infermieret ishin detyruar të komunikonin me të nëpërmjet një hapësire të vogël në derë, ndërsa e burgosura lindi vetë fëmijën. Pas lindjes, Amy dhe foshnja e saj u dërguan në spital.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për të kuptuar se si një ngjarje kaq degraduese, shqetësuese dhe me rrezikshmëri të lartë ndodhi në një burg të Australisë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al