5 Mars, 2020

“U irritova dhe nervozova me Jonidën”- Besnik Krapi tregon momentin kur aktorja i tha që do bëhet baba. Zbulojnë si do ia vendosin emrin bebit


Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi do bëhen për herë të parë prindër. Aktorja e famshme është në pritje të një fëmije që do vijë në jetë pas disa muajsh.

Të ftuar në emisionin “Soirée”, Besniku zbuloi momentin kur Jonida i tha se ishte shtatzënë.

Aktori u shpreh se ishte duke ndjekur një ndeshje të Kosovës në stadium kur bashkëshortja i tregoi lajmin.

Por mendoi fillimisht se aktorja po bënte shaka ndaj u acarua dhe irritua.

 “Është interesante si ma tregoi. Isha në një ndeshje miqësore të Kosovës dhe më vjen një mesazh dhe më pyet si po kalon. Thashë ku e gjeti të më shkruajë tani. I thashë mirë, faleminderit. Pastaj më shkroi kujdes, sillu mirë se do bëhesh baba, mos pi shumë birra dhe e pashë mesazhin. E pyeta po bën shaka. Dhe çoi mesazh duke qeshur. I thashë është humor më i keq që kë bërë ndonjëherë dhe më nervozoi shumë. Unë mendova se po bënte humor dhe u irritova pse po bënte atë humor. Më pas më çon një test shtatzënie. Lashë birrën në tokë dhe u largova nga stadiumi. Shkova u ula vetëm në lokal, i piva disa birra vetëm. Vetëm po mendoja,”- tha Besniku.

Ndërsa Jonida zbuloi që emri i fëmijës do jetë shqiptar dhe e dëgjuan në një film.

“Emrin mendoj se e kemi gjetur. Është shqiptar dhe universal. Kemi qenë duke parë një film dhe kur u tha ai emër vetëm u pamë,”– tregoi aktorja.

“Tingëllon si film por është e vërtetë,”– vazhdoi Besniku.

“Kërkonim një emër që të ishte i shkurtër dhe i kuptueshëm në të gjitha gjuhët, ti rrijë çdo lloj profesioni. Unë vetë kam pasur probleme me emrin tim,”– shtoi Jonida më pas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al