30 Mars, 2020

U infektua me koronavirus, ndahet nga jeta komediani i njohur. U shtrua në spital me pneumoni të rëndë


Komediani i njohur japonez Ken Shimura ka vdekur pasi u infektua me koronavirus.

Shimura kishte simptoma të ngjashme me pneumoninë dhe u nda nga jeta mbrëmjen e së dielës, thanë përfaqësuesit e tij për CNN.

Ai shfaqi simptomat e para, përfshirë lodhjen me 17 mars dhe u shtrua në spital më 20 mars me pneumoni të rëndë. Pas bëri testin rezultoi pozitiv me koronavirus më 23 mars.

Ndarja e tij nga jeta ka shkaktuar pikëllim të thellë në Japoni, ku ëshë quajtur si “Robin Williams i Japonisë”.

Ai nisi karrierën e tij në komedi në vitin 1974 pasi iu bashkua grupit Drifters.

Në Japoni u regjistruan 173 raste të reja me koronavirusit të dielën dhe 68 prej tyre ishin në Tokio.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al