11 Mars, 2019

U gjet i pajetë në shtëpinë e tij, zbulohet shkaku i vdekjes tragjike të legjendës së muzikës


Ylli i grupit të njohur elektronik “Prodigy”, Keith Flint, u gjet pak ditë më parë i vdekur në shtëpinë e tij.

Ai ndërroi jetë në moshën 49-vjeçare dhe së fundmi është zbuluar shkaku i vdekjes. Mediat e huaja shkruajnë se ai ka humbur jetën pasi është vetëvrarë.

Sipas hetimeve paraprake, Flint është vetëvarur.  Legjenda e muzikës elektronike, u bë i njohur me hitet “Breathe” dhe “Firestarter”.

“The Prodigy” doli në fillimet e viteve ’90 nga skena nëntokësore për t’u bërë një nga grupet më të mëdha të Britanisë së Madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al