28 Prill, 2024

U eleminua nga shtëpia, Liam Osmani zbulon fituesin e “Big Brother VIP3”!


Liam Osmani është konkurrenti që u eleminua nga shtëpia e “Big Brother VIP”, duke humbur mundësinë për të fituar çmimin e madh prej 100 mijë eurosh pas një nominimi të fortë me Julian Dedën, Erjola Doçin, Françeska Muratin, Heidi Baçin, Romeo Veshajn dhe Roza Latin.

Pas daljes nga shtëpia ai u ftua në studio, ku u vu përballë disa pyetjeve nga moderatori, Ledion Liço dhe nga dy opinionistët e “BBV”, Ori Nebijaj dhe Arbër Hajdari.

Një ndër pyetjet që iu drejtua Liamit ishte se kush mendon që do ta fitojë çmimin e madh, ndërsa ish-banori tha se fituesi i “BBV” është Juli.

Biseda:

Ledioni: Pse publiku vendosi të largohesh ti?

Liam: Mendoj se qetësia që unë kërkova, por të mos harrojmë që mua më ndodhi një fatkeqësi dhe të futesh diku e të dalësh nga diku, ana psikologjike… pastaj të vish dhe të futesh sërish në shtëpinë e Big Brother… Realisht…

Ledioni: Po, po. Ku ka realisht më shumë presion?

Liam: Normale që atje.

Ledioni: A kishte aty një mospranim të situatave argëtuese dhe fokusimin vetëm te debatet?

Liam: Është shumë e thjeshtë, aty janë 4 persona që pasojnë njëri-tjetrin dhe bëjnë një teatër që për momentin i tregon ata të ndarë, por po prapë në vëmendje janë ata të 4: Juli, Romeo, Heidi, Egla. Në momentin që ti me zërin e ulët dhe me kulturën tënde mundohesh të shpjegosh diçka, nuk të lejojnë që të flasësh.

Ledioni: A shikon banor tjetër në finale përveç katërshes?

Liam: Erjola dhe Roza kanë nuhatur diçka për veten e tyre, por edhe pse jo të fitojnë Big Brother. Ndërsa Meritoni për mendimin tim po luan shumë keq që i është afruar Romeos. Shoqëria është shoqëri, mund të flasësh, zihesh, por jo të arrish në atë pikë. Graciano flet, por nuk i merret mendimi për bazë.

Ori: Kush mund ta fitojë Big Brotherin?

Liami: Juli.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al