2 Shtator, 2023

U divorcua nga bashkëshortja disa muaj më parë, ja shuma marramendëse që do paguajë Kevin Costner për fëmijët e tij!


Aktori i njohur Kevin Costner do t’i paguajë ish-bashkëhsortes së tij, Christine Baumgartner çdo muaj shumën marrëamendëse si mbështetje për fëmijët e tij.

Gjykatësi që mbajti seancën e divorcit të ish-çiftit vendosi të premten që Kevin çdo muaj duhet të paguanjë rreth 63,209 dollarë pas një beteje të gjatë ligjore, sipas TMZ.

Gjatë seancës dëgjimore të së premtes, Kevin mori qëndrimin dhe iu përgjigj disa pyetjeve nga avokatja e tij, Disso Queen Laura Wasser, duke thënë: “Ne nuk ia dolëm dhe më vjen keq.

Ndër të tjera aktori u shpreh se frika e tij më e madhe  nga martesa me Christine ishte që të kishte fëmijë dhe të divorcohej më pas, sepse pasi ai kishte edhe 3 fëmijë të tjerë me ish-bashkëshorten e tij.

Kujtojmë që disa muaj më parë Christine kërkoi 248,000 dollarë në muaj si mbështetje për fëmijët, por aktori nuk e përballonte dot këtë çmim kaq të lartë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al