12 Tetor, 2018

U dehën keq në muajin e mjaltit, të nesërmen morën vesh se kishin blerë hotelin


Një çift nga Londra po bënte muajin e mjaltit në Sri Lanka, kur u deh dhe u zgjua të nesërmen duke marrë vesh se kishte rënë dakord që të blinin hotelin ku po qëndronin.

33-vjeçarët Gina Lyons dhe Mark Lee kishin pirë 12 gota rum në momentin që kanë firmosur kontratën. Çifti pa se hotelit po i mbaronte kontrata e përdorimit, ndaj vendosi që ta blinte biznesin për tre vite.

Kostoja për këto vite ishte prej gati 40 mijë dollarësh në total. Çifti firmosi dokumentet, edhe pse çdo gjë u zhvillua në një gjuhë që nuk e merrnin vesh.

Por në momentin që u doli pija, i zuri paniku për atë që kishin marrë përsipër. Pasiguria ishte më e madhe kur mësuan se vajza ishte shtatzënë dhe paratë mund t’i kishin shpenzuar ndryshe.

Mediat e huaja shkruajnë se Gina dhe Mar e hapën hotel. Madje ata i bënë edhe 8000 dollarë riparime dhe janë shprehur se puna po ecën mirë.

Pas kësaj eksperience të papritur, ata janë betuar që çdo angazhim tjetër biznesi që do të marrin në të ardhmen, do ta bëjnë esëll.

“Familjarët dhe miqtë tanë mendojnë se ne jemi idiotë dhe se nuk duhej ta kishim bërë një gjë të tillë. Morëm ca borxhe për dasmën dhe jetojmë në një shtëpi të vogël. E tani jemi duke pritur edhe një fëmijë”, kanë thënë ata.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al