1 Korrik, 2020

U bë nënë për herë të parë, Klea Huta bën të qarta fjalët që nuk dëshiron të dëgjojë


Klea Huta mirëpriti në jetë fëmijën e parë rreth katër javë më parë.

Por përveç momenteve të bukura me Kridin, Klea Huta po përballet edhe me vështirësi në rritjen e tij.

Ndaj ajo tregoi një listë të fjalëve që nuk dëshiron të dëgjojë.

Mes tyre është fraza kur i thonë që duket e lodhur dhe pyetja nëse bebi fle shumë natën.

Ja lista:

-O Zot, ti dukesh shumë e lodhur!

-Ende nuk po fle bebi yt natën?

-Foshnja im flinte gjumë që në ditën e parë!

-Provo qumështin me formulë!

-Bashkëshorti im gjithmonë ngrihet natën për të ndihmuar!

-Kjo nuk duket normale!

Ndërsa në përshkrimin e fotos, Klea shkroi: “Qartë?”

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al