15 Qershor, 2019

U bë baba sërish, Sidrit Bejleri rrëfen emocionet: Fëmijët nuk e pritën të ishte aq i vogël bebi, në fillim…


Këngëtari dhe bashkëpunëtori i emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” që transmetohet çdo të premte në News24 është bërë sërish baba. Ai njoftoi ardhjen në jetë të vajzës së tij dhe mori urime nga gjithë adhuruesit e tij.

Por ky lajm nuk mund të kalonte pa u përmendur në studion e emisionit, ku Sidriti rrëfeu emocionet e ardhjes në jetë të fëmijës së katërt, por kujtojmë se ai ka treguar se e kanë humbur një fëmijë.

Sot Sidriti nuk e ka fshehur gëzimin e tij për këtë dhuratë të madhe nga Zoti. “I takon nënës merita më e madhe për sakrificën që bën për lindjen dhe rritjen e fëmijës. Desh Zoti shkoi gjithçka mbarë, pavarësisht se ishte hera e katërt me ndërhyrje, nuk është diçka e thjeshtë. Nëna dhe vajza gëzojnë shëndet të plotë. Desh i madhi Zot na nderoi. Fëmijët janë në qiellin e shtatë. Kontakti i parë ishte një varje nofulle, sepse nuk e imagjinonin që do ishte aq i vogël bebi”, tha Sidriti.

Ai shtoi më tej se nga përjetimet e dikurshme, Krijuesi solli një dhuratë tjetër.

“E kemi filluar këtë emision, thuajse po bën 2 vite duke kujtuar një histori tjetër, ai përjetim në atë kohë dhe sot një përjetim tjetër. Vetëm Zoti i nderon njerëzit e vet. Ne jemi aq të vegjël, por mundohemi t’ia shpërblejmë Zotit këtë dhuratë”, theksoi artisti i njohur.

I pyetur se kujt i ngjan e vogla, Sidriti tha: “Stafi tek spitali thoshin mua. Shoqet e nuses thonë asaj. Megjithatë e rëndësishme është të jetë e shëndetshme”.

Moderatorja e uroi për gëzimin e madh që i është shtuar familjes. “Qoftë me jetë të gjatë dhe mbarësi gjithë familjes Bejleri”, tha Bruko.

Elvisi uroi që vajza të ketë jetë të gjatë dhe tha me shaka se më e bukura është të thuash se fëmija iu ngjan të dy prindërve në mënyrë të barabartë.

“Unë nuk jam shtu, jam me 3 akoma. Ishalla bëjmë lutje që të jetë me jetë. Kur vjen një fëmijë është gëzim i madh. Po të më thoshin kujt i ngjan do thoja 5 vjet babait e 5 vjet nënës. Se kur thua nënës, mërzitet babai. Se ku i kanë thënë nuses, më ka ngelur pak”, tha me shaka Elvisi./BW

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al