21 Nëntor, 2023

U aludua se i ka dhënë fund beqarisë, por Adele është martuar me partnerin e saj?


Këngëtarja e njohur Adele se ka kurorëzuar me martesë romancën me Rich Paul, sipas një burimi për “DeuxMoi”.

Lajmin e ka konfirmuar një burim i cii tha që artistja teksa mori pjesë në shfaqjen “stand-up” të humoristit Alan Carr ka deklaruar se është martuar.

“Isha në shfaqjen e Alan Carr në Los Angeles dje dhe Adele ishte në publik. Alan pyeti nëse dikush nga salla është martuar rishtazi dhe Adele bërtiti duke thënë: ‘Unë’”, sipas burimit.


Ishte pikërisht unaza me gurë diamanti që ajo mbante në gishtin e fejesës që një muaj më parë nxitin aludimet e publikut që Adele mund të jetë martuar me Paul


Nga ana tjetër edhe gjatë një koncerti këngëtarja e ka quajtur veten si “gruaja e Paul”, ndërsa për të mos mjaftuar kjo Adele në një tjetër perfrmancë në Las Vegas tha që Paul është bashkëshorti i saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al