1 Korrik, 2022

U akuzua se e ka regjistruar për 180 orë në dhomën e saj të gjumit, babai i Britney Spears reagon për herë të parë


Një dokumentar i përgatitur nga “The New York Times” në vitin 2021, akuzon Jamie Spears, babain e Britney Spears, se ka regjistruar vajzën e tij në dhomën e gjumit.

“Controlling Britney Spears”, e cila u shfaq premierë në FX dhe Hulu në shtator të vitit që lamë pas, një ish-punonjës sigurie pohoi se Jamie kishte kapur fshehurazi më shumë se 180 orë regjistrime audio të Britney në dhomën e saj të gjumit, duke përfshirë biseda me të fëmijë dhe avokate, përveç monitorimit të mesazheve, telefonatave dhe historikut të internetit në celularin e saj.

Së fundmi, pas nëntë muajsh nga ngjarja, 69-vjeçari ka paraqitur në Gjykatën e Lartë të Los Angeles një deklaratë ku mohon pretendimet e ngritura.

“Jam i informuar për pretendimin … se një pajisje dëgjimi ose një ‘buzë’ ishte vendosur në dhomën e saj të gjumit si mbikëqyrje gjatë kujdestarisë. Ky pretendim është i rremë”,– tha Jamie në dokumentet e gjykatës të siguruara ekskluzivisht nga Page Six.

Britney Spears' Ups and Downs With Dad Jamie Over the Years

“Kurrë nuk kam kryer apo autorizuar ndonjë mbikëqyrje të dhomës së gjumit të Britney-t në çdo kohë, përfshirë edhe gjatë kohës së kujdestarisë”, shtoi ai. “Unë nuk jam në dijeni të ndonjë vëzhgimi të tillë.”

Ju kujtojmë që tre javë më parë, Britney Spears i tha “po” Sam Asghari në një ceremoni intime. Ndonëse të pranishëm ishin shumë personazhe të njohur, nëna, babai dhe motra e saj, Jamie Lynn, nuk morën një ftesë për në dasëm.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al