Twitter më në fund po u jep përdoruesve funksionin e ri që ata kanë kërkuar më shumë – një buton redaktimi.
“Nëse shihni një Tweet të redaktuar, kjo është për shkak se ne po testojmë butonin e redaktimit. Kjo po ndodh dhe ju do të ndiheni mirë,” shkroi kompania në Twitter.
Aktualisht ata janë duke e testuar funksionin e ri dhe do ta shpërndajnë në javët e ardhshme për abonentët e Twitter Blue, i cili kushton 4,99 dollarë në muaj.
Tweet-et do të mund të modifikohen disa herë brenda 30 minutave pas postimit.
Twitter Blue aktualisht është i disponueshëm në SHBA, Kanada, Australi dhe Zelandën e Re – por testet fillestare do të kufizohen vetëm në një vend.
Tweetet e redaktuara do të shfaqen me një ikonë dhe kohën për “Historinë e tyre të redaktimit” për të “mbrojtur integritetin e postimeve dhe për të krijuar një regjistrim publik të aksesueshëm të asaj që u shkruajt”, tha kompania.
© Panoramaplus.al