31 Tetor, 2017

Turjan Hyska, prezanton projektin e ri, Orinda dhe e ëma e surprizojnë live në emision


Turjan Hyska ka qenë i ftuar tek emisioni i pasdites ‘Rudina’ ku ka rrëfyer më shumë rreth karrierës dhe jetës personale. Ai ka treguar edhe më shumë për dasmën. Në fillim ai tha se ia kishte lënë gjithçka Orindës, por muajin e fundit Orinda filloi të bëhej pak e brishtë dhe kështu iu desh të merrej edhe ai me të.

‘’Është ndjesi shumë e bukur, atë lloj magjie e dashurie që shfaqi atë ditë Orinda, mua më mbushi. Nuk kemi ngrënë bukë fare deri në 5 të mëngjesit’’-tha Turi. ‘’Orinda ishte spektakolare, unë u lodha, ajo nuk u lodh. Kur këndoi Ardit gjerbrea unë u emocionova, ishte dhurata më e bukur.’’ Ai tha se Orinda si njeri dhe si grua e jetës së tij është një zbulim i vazhdueshëm për të , është njeri që nuk e ka bërë asnjëherë të ndihet monoton. Ai ka rrëfyer se në shtëpinë e tyre ai është më shumë njeriu që bën rrëmujë, ndërsa Orinda është ajo që merret me gjithçka, që organizon gjithçka.

‘’Ne nuk e kemi shumë të kultivuar në familjen tonë këtë punën e dhuratave, por qëkur ajo ka ardhur në familjen tonë mami i bën dhurata Orindës; më bën pak xheloze kjo . Por nga ana tjetër nuk më janë zënë kurrë deri tani’’-tha  me humor Turi.

Stafi i emisionit i kishte bërë një surprizë, ku në insert shfaqej Orinda dhe nëna e Turit duke i dërguar një mesazh dashurie dhe duke i uruar suksese në projektet e tij.  Ai tregon edhe dramën e jetës, humbjen e babait në moshën 20- vjeçare. Pas kësaj ai thotë se mori përsipër barrën e familjes duke u bërë një model për vëllain. Turi është i lumtur që e ka realizuar këtë, betimin që kishte dhënë për familjen dhe babain që nuk jetonte më. Veç të tjerash ai ka paraqitur edhe projektin e tij të ri, një aplikacion ku mund të fitosh dhurata, para etj

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al