8 Maj, 2020

“Trupi i tij nuk mund të luftonte më”- Koronavirusi i prek rëndë mushkërinjtë, vdes këngëtari i njohur: Gjendja e tij po përmirësohej por …


Artisti nigeriano-britanik, Ben Obioma Godwin Chijioke ka humbur jetën për shkak të kornavirusit.

Reperi i njohur si TY vdiq në moshën 47 vjeç të enjten pasi virusi i shkaktoi penumoni.

“Me keqardhje njoftojmë ndarjen nga jeta të TY më 7 maj. Miqtë, të afërmit dhe fansat janë të shkatërruar nga vdekja e tij,”- thuhet në njoftim.

“Gjendja e tij po përmirësohej por javën e kaluar u diagnostikua me pneumoni, që përkeqësoi shëndetin e tij dhe në fund trupi i tij nuk mund të luftonte dot më. Ky është një shok për të gjithë.”

Në 19 prill, TY njoftoi se po bëhej mirë dhe nuk ishte më nën kujdes intesiv.

Lindur në Londër në 1972, TY në vitin 2001 publikoi albumin e tij të parë “The Awkward”.

Albumi i tij i dytë “Upwards” u botua në vitin 2003 dhe e nominua në  The Mercury Prize në 2004.

Ndërsa nxorri një album të tretë në Closer në vitin 2006.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al