20 Korrik, 2018

Tri makina dhe një anije, jeta luksoze e qenushes (FOTO)


Një person që i pëlqen shumë kafshët ka zbuluar se ka shpenzuar rreth 40 mijë paund për qenushen e tij, të cilën e quan “vajzë”.

Ai është 57-vjeçari Anthony Welsh që punon si trajner personal nga Liverpuli. Ai i ka siguruar princeshës së tij Cleopatra një jetë luksi.madje qenushja festoi 7-vjetorin me një mijë paund shpenzime.

Kafsha e racës ” Staffordshire Bull Terrier” zotëron tri makina, një anije, 65 veshje të ndryshme dhe 175 syze.

“Cleo është e jashtëzakonshme, ajo është një në 1 milion. Njerëzit mund të mendojnë se unë e llastoj, por ajo është si një vajzë për mua dhe duhet ti jap çdo gjë që kam. Ajo më bën të qesh çdo ditë. Ndjej dashuri nga Cleo çdo ditë të javës. Ajo është e pabesueshme, është legjendë”, tha ai për “Daily Mail”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al