20 Shtator, 2018

Treni i parë me hidrogjen niset nga Gjermania (FOTO)


Të dielën më 16 shtator, filloi të funksionojë shërbimi i parë në botë i trenave me hidrogjen. Ky tren u nis nga një stacion në Gjermani.

Kompania e njohur franceze “Alstom” është shprehur se treni i ri mund të arrijë të udhëtojë deri në 1 mijë kilometra me vetëm një serbator me hidrogjen, duke arritur shpejtësinë 140 km/h.

Gjithashtu bëhet e ditur se qelizat e karburantit të hidrogjenit gjenerojnë energji duke kombinuar hidrogjenin dhe oksigjenin dhe produkti i vetëm i tyre është ujë. Kjo i bën qelizat një burim premtues energjie që ka zero emëtime dhe shumë pak zhurmë.

Gjermania është një nga pionierët në përdorimin e teknologjive “pushtet për gazin” dhe “pushtet ndaj hidrogjenit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al