14 Janar, 2019

Tre “iPhone” të rinj nga “Apple” në vitin 2019


Vitin e kaluar, kompania “Apple” nxori në treg celularin “iPhone” më të shtrenjtë në gjithë historinë e tij.

Mesa duket në shtatorin e këtij viti, “Apple” do të përsërisë atë që bëri vitin e kaluar. Kompania do që të sjellë një trio të “XS Max” me teknologji të re.

Thuhet se “Apple” do të ulë numrin e prodhimit për disa prej aparateve që dolën në 2018: “iPhone XS”, “iPhone XS Max” dhe “iPhone XR”.

Bëhet e ditur se gjiganti i teknologjisë ka qenë i shqetësuar nga thashethemet se “iPhone”-t e fundit kanë rezultuar më pak të dëshiruar se modelet e mëparshme.

“Apple” tashmë po punon për të sjellë 3 kamera në modelet e reja për fotografi të përsosura, ndërkohë që modelet e 2018 kanë vetëm dy kamera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al