5 Shtator, 2023

Travis Barker anuloi turneun muzikor pas një urgjence familjare, zbulohet arsyeja e cila lidhet me Kourtney Kardashian


Tavis Barker disa ditë më parë anuloi turneun e tij europian me grupin muzikor “Blink 182” për shkak të një “urgjence familjare “.

Në rrjet qarkulluan lajme se kjo emergjencë ka të bëjë me bashkëshorten e tij, Kourtney Kardashian e cila është shtatzënë.

Mirëpo sipas disa burimeve Travis anuloi koncertin pasi Kourtney ishte shtruar në spital.

Ndonëse akoma nuk dihet arsyeja sipas burimeve gjendja shëndetësore e saj është më mirë dhe tashmë është kthyer në shtëpi me fëmijët e saj.

Kujtojmë që dyshja së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë së bashku.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al