13 Tetor, 2018

Trajneri i 27-vjeçarit që peshon 190 kg bën apelin: Mos i jepni për të ngrënë, rrezikon të vdesë


Një 27-vjeçari obezi i është ndaluar shërbimi me ushqime të gatshme në lokalet e zonës ku ai jeton. Ka qenë trajneri personal i tij, i cili ka bërë apelin që mos t’i jepnin për të ngrënë.

Darren McClintock, nofka e të cilit është Disby, peshon plot 190 kilogramë. Madje kur i duhet të udhëtojë, 27-vjeçari nga Anglia rezervon dy bileta avioni.

Por duke parë vështirësitë dhe problemet që i sjell shëndeti i tepërt, ai ka vendosur të marrë masa drastike. Gjithashtu edhe doktorët i kanë thënë se “po çonte veten drejt vdekjes”.

“Doktorët më thanë se nëse doja të jetoja gjatë nuk duhej të vazhdoja më kështu, ose përndryshe do të vdisja më herët. Të shihja reagimin e nënës në ato momente ishte e dhimbshme. Nëse nuk do ishte për të, nuk do të kisha ndryshuar asnjëherë”, ka thënë Disby.

“Tani më duhet të përballem me problemet, duhet ta bëj tani ose asnjëherë. Kam patur shumë persona që më shanin gjatë gjithë këtyre viteve, madje edhe në shkollë. Kjo është edhe një tjetër arsye se pse duhet të bëj këtë ndryshim. Tani më duhet të bëj një jetë normale”, ka shtuar ai.

Për këtë arsye, Darren punësoi Mike Hind si trajner personal për ta ndihmuar që të humbiste në peshë.

Për ta ndihmuar 27-vjeçarin në rënien në peshë, Mike shkoi përtej detyrës së tij. Ai printo fletushka me foton e tij dhe Disby, ku shkruante “Mos i jepni për ngrënë, obeziteti po e vret”.

“Daily Mail” shkruan se të gjitha dyqanet dhe lokalet të cilat shërbejnë ushqime të gatshme i janë bashkuar nismës së trajnerit Mike, e tashmë Disby po vuan për të ngrënë ushqimet e tij të preferuara, për të cilat duhet të humbasë disa kilogramë para se t’i provojë serish.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al