27 Mars, 2019

Tragjike/ Nëna lind foshnjën me kokë të shkëputur nga trupi


Një grua shtatzënë u tmerrua kur ajo lindi foshnjën e saj me kokë të prerë, trupi i të cilit mbeti brenda.

Kagio Kgatla, 19 vjeç, e cila ishte shtatzënë gjashtë muajsh dhe priste fëmijën e saj të parë, u tmerrua kur vuri re që koka e foshnjës ishte shkëputur.

Asaj ju desh të priste edhe 24 orë përpara se të linde pjesë tjetër të trupit të foshnjës.

E reja synon të padisë spitalin Tambo në Boksburg, Afrikën e Jugut, ku ajo pësoi tmerrin e hidhur.

Znj. Kgatla tha se mjekët e kishin paralajmëruar se foshnja e saj ka gjasa të ketë disa anomali, citon “Daily Mail”.

Por, ajo kishte thënë se ishte e gatshme të kujdesej për fëmijën përkundër ‘vështirësive’ të parashikuara.

Zyrtarët e spitalit thuhet se kanë insistuar, duke i thënë 19-vjeçares se foshnja e saj “kishte mundësi shumë të vogla” mbijetese.


 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al