13 Prill, 2018

Tragjike! Këngëtarja 6-muajshe shtatzënë qëllohet për vdekje në skenë (VIDEO)


Një këngëtare shtatzënë ka mbetur e vdekur gjatë një ceremonie festive në Pakistan. Një burrë i dehur e ka qëlluar për vdekje atë, pasi ajo nuk pranoi të kërcente gjatë performancës.

Ndërkohë pamjet e tmerrshme tregojnë dy burra që hedhin para për këngëtaren Samina Samoon, e cila njihet edhe si Samina Sindhu.

Sipas mediave të huaja, pas lutjeve të vazhdueshme nga vrasësi, 24-vjeçarja u ngrit për të kërcyer por në këtë moment u qëllua për vdekje nga Tarique Ahmed Jatoi. Nga raportimet e para të policisë vendase, autori i ngjarjes ishte i dehur.

Në video ajo shihet duke kënduar gjatë ceremonisë dhe pas pak minutash bie në tokë. Incidenti ndodhi në fshatin Kanga, afër Larkanës, në provincën Sindh.

Publiku fillimisht u trondit por më pas u ngritën për ti ardhur në ndihmë këngëtares. Ajo u dërgua në spital por nuk arriti që ti mbijetojë plagëve të marra.

Sipas BBC, Jatoi ishte ulur në rreshtin e parë dhe qëlloi në ajër, por njëri nga plumbat goditi 24-vjeçaren. Vrasja ngriti në protestë artistët të cilët kërkonin drejtësi.

Ndërsa bashkëshorti i këngëtares së vdekur është shprehur se ajo ishte 6-muajshe shtatzënë.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al