4 Maj, 2020

Tragjedi në familje/ Pas vdekjes së dy vëllezërve, ndahet papritur nga jeta këngëtarja e njohur në moshën 30 vjeçare


Këngëtarja e muzikës country, Cady Groves është ndarë nga jeta në moshën 30 vjeçare. Vëllai i saj konfirmoi lajmin me anë të një postimi në Twitter ku publikoi një foto të ëmbël të të dyve.

Ai shprehu dëshirën që këngëtarja të bashkohet me dy vëllerëzit e tjerë, Casey dhe Kelly që kanë vdekur respektivisht në vitet 2007 dhe 2004.

“Candy u largua nga kjo botë. Për momentin detajet e vdekjes janë të kufizuara, por po përpiqemi të informohemi dhe do ju informojmë me lajmet. U prehsh në paqe motër. Shpresoj të jesh bashkuar me Kellyn dhe Casey,”– shkroi ai të dielën.

Në një intervistë në 2015, Cady zbuloi se vëllezërit e saj vdiqën në moshën 28 vjeçare, duke thënë se Casey besohej se ishte vrarë.

Në një postim të dytë, Cody sqaroi fansat në lidhje me vdekjen e së motrës duke shkruar: “E urrej faktin që duhet ta bëj këtë, por duket se bota dhe interneti janë një grup dezinformatorësh. Është bërë autopsia dhe nuk ka asnjë indikacion që ajo është vrarë apo ka kryer vëtëvrasje. E thënë thjesht, Cady vdiq nga shkaqe natyrore.”

Më pas ai shtoi: “Motra ime pati disa probleme shëndetësore vjeshtën e kaluar. Ju lutem respektojeni Cadyn dhe familjen përpara se të publikoni informacionet.”

Ai mbylli postimi duke thënë se Cady po përgatitej për publikimin e një albumi të ri që mezi priste ta ndante me botën.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al