28 Mars, 2020

Tragjedi e dyfishtë në familje/ Koronavirusi i merr jetën babait dhe vajzës, vdesin vetëm 24 orë larg njëri-tjetrit

Baba dhe bijë kanë humbur jetën nga koronavirusi vetëm 24 orë larg njëri-tjetrit.

Oficieri Sudhir Sharma ndërroi jetë të mërkurën ndërsa vajza e tij farmaciste, Pooja pati të njëjtin fat tragjik një ditë më vonë.

61 vjeç, nga Hounslow ishte në detyrë deri në datën 7 janar ndaj nuk mendohet se e mori virusin në punë por në ndonjë vend tjetër.

Raportohet se bashkëshortja e tij nuk mori pjesë në funeral për shkak të rregullave të izolimit.

Ndërsa Pooja mendohet se mori kujdes shëndetësor për tre ditë për virusin para se të vdiste.