6 Maj, 2020

Tom Cruise në bisedime me Nasa-n për të realizuar filmin e parë në hapësirë

Tom Cruise dhe Nasa janë përfshirë në bisedime për të realizuar një film më hapësirë.

Raportohet gjithashtu se pjesë e këtij produksioni do të jetë edhe miliarderi Elon Musk.

Ky do të jetë filmi i parë i realizuar në hapësirë.

“Nasa është e emocionuar të punojë me Cruise për realizmin e filmin në hapësirë”- shkroi adminitratori i Nasa, Jim Bridenstine në Twitter. “Ne kemi nevojë që mediat të frymëzojë një brez të ri inxhinierësh dhe shkencëtarësh që planet ambicioze të Nasa-s të bëhen realitet.”

Bridenstine nuk tha detaje, por raporojet se Cruise po punon me shefin ekzekutiv të Tesla dhe Space X, Elon Musk për të realizuar filmin.

Musk nuk ka konfirmuar zyrtarisht bashkëpunimin, por komentoi në postimin e Bridenstine duke shkruar: “Duhet të jetë shumë argëtuese.”

/Panoramaplus.al