30 Prill, 2020

Tjetër humbje e madhe në Bollywood, vdes nga kanceri aktori i famshëm


Aktori i Bollywood, Rishi Kapoor ka vdekur nga kanceri në moshën 67 vjeçare.

Ai ishte pjesë e dinastisë së aktrimit Kapoor që ka mbizotëruar gjatë në Bollywood.

Aktori mori famë të madhe në vitin 1973 me rolin e tij kryesor në filimin Boddy, një histori dashurie adoleshentësh.

Kapoor luajti në dhjetra flma romantikë për mbi dy dekada. Rishi debutoi si aktor në vitin 1970 në filmin e babait të tij Raj Kapoor, Mera Naam Joker.

Disa nga filmat e tij në vitet 1980 dhe ‘90 si Khel Khel Mein, Karz dhe Chandni sollën fitime të mëdha.

Ai kishte aftësi të shkëlqyera në kërcim dhe në disa nga filmat e tij kishte këngë që janë shumë të njohura edhe sot.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al