28 Gusht, 2017

Tiranë/ Martojnë djalin dhe hedhin fishekzjarrë, shtëpia e fqinjit përfshihet nga flakët (video)


Një martohet dhe njërit i digjet shtëpia. Është përfshirë nga flakët një apartament në zonën e Yzberishtit në Tiranë, por fatmirësisht pa dëme serioze.

Banorët e lagjes kanë thënë që shkak për zjarrin janë bërë fishekzjarrët e hedhura nga një familjarët e një banese aty pranë që këtë të dielë martuan djalin. Fishekzjarrët janë një mënyrë për të festuar, por me sa duket edhe për t’i vënë flakën literalisht fqinjëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al