6 Mars, 2020

“Ti je babai i vajzës sime, lini komentet e pavlera”- Loredana i dërgon mesazhin Mozzik: Nuk do të lija kurrë në pisllëk


Loredana Zefi ka publikuar projektin e saj të fundit muzikor “Angst” në gjuhën gjermane. Dhe kënga iu është kushtuar bashkëshortit të saj, Mozzik.

Me anë të “Angst”, reperja i drejtohet Mozzik duke i thënë se është babai i vajzës së saj dhe se nuk do e lërë kurrë në pisllëk.

Ndërsa njerëzve që flasin për marrëdhënien e tyre u ka kërkuar të lënë komentet, duke i konsideruar të pavlera.

“Dhe për Mozzik, ti je babai i vajzës sime, atëherë lini komentet tuaja të pavlera. Kurrë nuk do e lija babain e fëmijës tim në pisllëk, sepse ka diçka të quajtur edukatë dhe respekt!”– këndon Loredana.

Ndërsa në video shfaqet edhe një foto e reperit duke puthur vajzën e tyre Hanën.

Ish çifti i njohur u komentua shumë pas ndarjes së tyre pak kohë pasi vajza Hana erdhi në jetë.

Megjithatë, Loredana ka treguar gjithmonë respekt ndaj ish bashkëshortit të saj ndërsa është shprehur se do e dojë përherë pasi është babai i Hanës, në ndryshim nga Mozzik.

Ky i fundit, iu drejtua reperes duke i kërkuar të mos viktimizohet duke u kapur pas vajzës së tyre.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al