18 Dhjetor, 2022

“Thëngjill i mbuluar!”/ Ardit Çunit nuk i del inati me Salsano Rrapin, këngëtari i zhgënjyer: Përballë të thotë fjalë të mira, pastaj…


Pas debatit që pati me Salsano Rrapin në një nga puntatat e “Dancing With The Stars”, Ardit Çuni ka shprehur së fundmi zhgënjimin e tij ndaj aktorit të humorit.

Teksa ishte ftuar në puntatën e fundit të “Më lër të flas”, këngëtari u vu përballë një lojë nga binjakët Veshaj.

Arditi e cilësoi Salsanon si një “Thëngjill të mbuluar”, kjo për faktin se aktori ka folur prapa krahëve duke gjykuar karrierën e tij.

“Për Salsanon se mendoj që është pak thëngjill i mbuluar. Kur e kam parë në kast emrin isha shumë i kënaqur se e kisha xhan si personazh, por aty më ka dalë e kundërta. Në momentin që unë thash diçka për atë e mori personalisht dhe pastaj u kap me pjesën time personale. U bë një debat dhe më ka ngelur qejfi. Përballë ishte i dashur, fliste fjalë shumë të mira, pastaj pas këngëve kishte thënë ‘kush është Arditi, çfarë këngësh ka bërë’, ishte marrë me pjesën time personale, që nuk besoj se i takon”- u shpreh këngëtari.

Kujtojmë se disa javë më parë, Arditi dhe Salsano u përfshirë në një debat për shkak të disa bisedave në prapaskenë. Sipas ish-banorit të “BBVIP”, aktori nuk di të kërcejë, ndërsa ky i fundit iu kundërpërgjigj duke e cilësuar si ‘skuth’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al