10 Maj, 2019

“The Sun” zbulon sa ka kushtuar vila luksoze që Rita Ora u bleu prindërve në Prishtinë: Familja e këngëtares…


Katër ditë më parë, prindërit e këngëtares së famshme Rita Ora, Vera dhe Besnik, publikuan në profilet e tyre në “Instagram” një fotografi nga super vila që kanë blerë në Prishtinë.

Sipas tyre, edhe pse e gjithë familja jeton prej vitesh në Londër, është e rëndësishme që fëmijët në të ardhmen të vizitojnë shtëpinë e tyre që ndodhet në Kosovë.

Kjo shtëpi tërhoqi menjëherë vëmendjen e mediave shqiptare, por jo vetëm. Së fundmi edhe britanikja “The Sun” i ka dedikuar një shkrim kësaj vile, madje duke përllogaritur edhe vlerës e saj.

“The Sun” shkruan se, vila e bardhë trekatëshe me vendndodhje në kryeqytet, Prishtinë, ka kushtuar rreth 1.5 milionë paund. Gjithashtu shkruan se kjo shtëpi është një dhuratë e këngëtares për prindërit e saj.

Madje media britanike e ka vlerësuar jashtë mase këtë veprim, duke thënë se Rita ka tani jo vetëm një kuletë të madhe, por edhe një zemër të madhe!

“Familja e Rita Orës ka kontribuar në suksesin e saj, prandaj këngëtarja do më shumë se asgjë tjetër t’i kthejë mbrapsht atyre investimin dhe t’i sigurojë një jetë të rehatshme”, thuhet ndër të tjerash në artikull.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al