13 Qershor, 2019

Tha se do të martohej me të, Selena Gomez zbulon se çfarë i pëshpëriti aktori 68-vjeçar në tapetin e kuq në Kanë


Këngëtarja dhe aktorja e famshme, Selena Gomez, ka zbuluar më në fund se çarë i pëshpëriti në vesh, Bill Murray, në tapetin e kuq të Kanës.

Video e tyre u bë menjëherë virale dhe të gjithë ishin kuriozë të dinin se çfarë biseduan 26-vjeçarja dhe 68-vjeçari.

Selena ishte e ftuar në “Tonight Show”, ku gjatë intervistës moderatori Jimmy Fallon e pyeti edhe në lidhje me bisedën që bëri me kolegun e filmit, “The Dead Do not Die”.

“Nuk ishte as…, së pari, kjo pamje duket e çuditshme. Ai thjesht po thoshte gjëra të kota. Ai u përkul dhe tha: “Dukesh e mrekullueshme sonte. Dhe pastaj më pa përsëri dhe tha: “Nga jeni?”

Dhe unë vetëm qëndroja atje, ishte mirë, kjo është ajo që ai bëri gjithë kohës. Në konferencat për shtyp përpiqej të më godiste me gjëra. Ai është një fëmijë i madh”, u shpreh 26-vjeçarja.


Kujtojmë se në premierën e filmit, Selena u shfaq mahnitëse në tapetin e kuq. Ndërkohë në fotot e shkrepura nga fotografët e pranishëm në eventin e madh, Bill Murray shfaqet shumë pranë Gomez.

Madje në një postim në profilin e saj në “Instagram”, Selena postoi foto me 68-vjeçarin, duke thënë se do të martohet me aktorin.

“Jam e nderuar që isha pjesë e këtij filmi me Jim-in dhe gjithë kastin. Gjithashtu, unë dhe Bill Murray do të martohemi”, shkruante 26-vjeçarja krahas fotove.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al