15 Shkurt, 2021

“Testi i ADN-së do të më zbulojë tradhtinë dhe do të më shkatërrojë familjen”- Kjo 53-vjeçare tregon se çfarë ka ndodhur 28 vite më parë në jetën e saj


Është 35 vjeç dhe shumë e shqetësuar për rezultatet e testit të ADN-së. Kjo është historia e radhës që rubrika “Dear Deidre” e gazetës “The Sun” sjell për ne.

tradhti

Një gabim që bëra rreth të njëzetave të mia është rikthyer dhe kam frikë se do të më shkatërrojë familjen.

Unë jam një grua 53-vjeçare dhe kam 30 vite e martuar me një burrë të bukur, i cili është 54 vjeç. Ne kemi katër fëmijë të rritur dhe dy nipër e mbesa.

Por, sapo kam zbuluar se vajza ime e madhe, 28 vjeç, nuk është fëmija i burrit tim.

E gjitha kjo po ndodh sepse ajo bashkë me motrën e saj 26-vjeçare kanë shfaqur interes për të ditur më shumë për trungun e familjes sonë.

Familja ime është nga Irlanda dhe ajo e burrit nga Italia.

Vajzat tona kishin planifikuar udhëtime për në Itali dhe Irlandë për të gjetur rrënjët tona, por për shkak të pandemisë kjo nuk ndodhi.

Dy vajzat e mia janë të pandara dhe, pa e ditur asnjëra prej tyre, të dyja kishin të njëjtën ide për të blerë një test ADN-je si dhuratë për njëra-tjetrën.

Testet japin informacione në lidhje me paraardhësit dhe ndihmojnë në gjetjen e të afërmve që nuk i kemi takuar më parë.

Kur vajza e madhe mori rezultatin e saj, më tha se ndante vetëm 49 për qind të së njëjtës ADN si motra e saj e vogël.

Ajo ishte e shokuar dhe më tha se kjo kishte vetëm një shpjegim, që janë vetëm gjysmë motra. Tani nuk mund të fle ose të ndaloj së qari.

29 vjet më parë, unë dhe bashkëshorti po kalonim një periudhë të keqe. Dhe pasi dola me miqtë dhe u deha, kalova një natë me një të njohur. E kuptova shpejt se isha shtatzënë dhe isha e bindur se e kisha me burrin tim.

Tani jam e sigurt që babai i vajzës time të madhe duhet të jetë njeriu me të cilin kam bërë seks.

Ajo gjithmonë është dukur ndryshe nga motrat dhe vëllezërit e saj. Tani e kuptoj që ajo duhet t’i ngjaj atij.

Ndihem e turpëruar dhe absolutisht e shkatërruar. Nëse ky sekret zbulohet, familja ime do të shkatërrohet.

Por si mund ta ruaj të vërtetën për babanë e saj nga vajza ime e madhe?

Për këtë ngjarje të ndërlikuar, “Dear Deidre” thotë:

Rezultatet e testit të ADN-së dukshëm ju kanë shkaktuar një gjendje paniku. Por mos harroni jetën e lumtur që keni ndarë me bashkëshortin tuaj për gati 30 vjet dhe familjen që keni ndërtuar, që keni bërë sakrifica dhe që keni dashuruar shumë.

Testet e ADN-së mund të jenë jo të sakta apo precize. Mos nxirrni përfundime duke u bazuar në informacionin e paktë që keni.

Këto lloj testesh japin një përgjigje mesatare, por jo absolute. Edhe nëse  rezultatet nuk janë të sakta, ju keni nevojë për mbështetje për të përmirësuar ndjesitë tuaja.

Përndryshe, kjo mund të shkatërrojë mirëqenien tuaj, ashtu si edhe martesën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al