15 Tetor, 2021

Test psikologjik/ Zgjidhni një nga këto kotele dhe zbuloni çfarë bëni në mënyrë të pavetëdijshme

Nënvetëdija jonë punon në mënyra të çuditshme. Shpesh nuk e kuptojmë që po mendojmë për gjëra të caktuara, sepse jemi të përhumbur.

Nëse doni të zbuloni çfarë fshihet pas nënvetëdijes suaj, zgjidhni një kotele në imazhin e mëposhtëm.

Nëse keni zgjedhur:

kotele, imazh

Nr.1

Edhe pse lidheni lehtë me të tjerët, nuk ju pëlqen shumë afrimiteti fizik që përfshin prekjet apo përqafimet. Kjo mund të ndikojë në mënyrë të pavetëdijshme në karakterin tuaj dhe tregon që nuk doni të kontrolloheni në marrëdhënie.

Kjo kotele lidhet edhe me dembelizmin. Ju mund të shtyni gjërat që duhet të bëni. Nëse planifikoni se çfarë doni të bëni nga dita në ditë, atëherë do të ndiheni më pak të stresuar.

Kotelja e parë ka gjithashtu një putër para syrit. A i shikoni gjërat nga perspektiva të shumta për të parë tablonë e madhe apo i shikoni vetëm nga një kënd? Nëse keni menduar për këtë të fundit, atëherë ka një shans të mirë që perspektiva juaj të zgjerohet dhe do të merrni më shumë njohuri rreth gjërave të ndryshme. Kjo do t’ju vijë në ndihmë veçanërisht në punë.

Nr.2

Kotelja e dytë nënkupton miqësi. Jeni një person shumë i shoqërueshëm dhe inteligjent, origjinal dhe keni aftësinë për të bërë gjithçka doni, sepse kurrë nuk kopjoni të tjerët, por i bëni gjërat sipas dëshirës tuaj.

Meqenëse jeni shumë të shoqërueshëm, ju pëlqen të kaloni kohë me familjen dhe miqtë. Kotelja e dytë gjithashtu i mban putrat tek veshët.

Kjo tregon se ju mendoni që të tjerët nuk ju kuptojnë, prandaj duhet të flisni (dhe të dëgjoni në mënyrë aktive!), për t’u siguruar që nevojat tuaja dëgjohen dhe kuptohen.

Nr.3

Kotelja e tretë nënkupton ndjeshmëri. Jeni shumë përzgjedhës kur bëhet fjalë për miqtë tuaj. Preferoni të keni dy ose tre miq besnikë sesa të rrethoheni nga një turmë njerëzish.

Keni natyrë të ndjeshme, kështu që shpesh është e vështirë për të tjerët të kuptojnë se çfarë po ndodh në kokën tuaj. Ju gjithashtu mund të bëheni nervoz nëse nuk merrni atë që dëshironi. E doni ruyinën, por duhet të dilni nga zona e rehatisë nëse vërtet dëshironi të ecni përpara.

Kotelja e tretë gjithashtu ka një putër në gojë. A i shprehni nevojat tuaja apo heshtni për të ruajtur paqen? Kjo mund të jetë një shenjë që ju tregon se është koha për të vendosur kufij të qartë dhe për të qenë më të fortë kur vjen puna tek ju dhe nevojat tuaja. Nëse flisni nga zemra, do të jetë shumë më e lehtë për të tjerët të kuptojnë atë që ju nevojitet vërtet.

Burimi: Italia Feed