17 Shkurt, 2022

Test personaliteti / Imazhi që shihni mund të thotë shumë për ju


Testet e personalitetit gjenerojnë gjithmonë interes të madh. Zbulimi i disa veçorive të vetes është diçka që tërheq shumë njerëz. Mendja e njeriut, qenia jonë janë tema shumë delikate dhe jo për t’u nënvlerësuar.Siç ndodh shpesh, testet e personalitetit kanë të bëjnë me imazhet. Fotografitë tregojnë shumë për ne. Çdo test që ne i nënshtrohemi mund të zbulojë diçka për identitetin tonë. Diçka që, ndoshta, ishte plotësisht në errësirë më parë. Për këtë arsye, testet e personalitetit pëlqehen dhe nxisin një kuriozitet vërtet intensiv. Në këtë rast, testi është i thjeshtë. Duhet të shikojmë imazhin dhe figura e parë që shohim korrespondon me përgjigjen tonë. Çfarë patë së pari?

Dy fytyra njerëzore që thuajse puthen: nëse keni parë këtë imazh do të thotë se jeni një person vërtet i ndjeshëm. Emocionet janë një pjesë e rëndësishme për ju. Edhe në marrëdhënie ju jepni gjithçka dhe ndonjëherë mund të ndjeni se nuk jeni mjaftueshëm reciprokë. Ju kujdeseni shumë për të tjerët dhe ju pëlqen të dëgjoni dhe jepni këshilla. Nga ana tjetër, nuk ju pëlqen të flisni për veten tuaj. Në disa raste ju duket se misioni juaj është të shoqëroni dhe të mos jeni kurrë të shoqëruar. Megjithatë, emocionaliteti i tepërt mund të çojë në situata të pakëndshme. Ju mund t’i frenoni njerëzit në vend që t’i lini të shkojnë dhe kjo nuk është gjithmonë mirë.

Silueta e një maceje: Nëse keni parë këtë imazh, mund të jeni dikush që ka disa vështirësi në trajtimin e emocioneve. Nuk do të thotë të mos i kesh por do të thotë t’i refuzosh dhe të mos i marrësh në konsideratë. Kjo është për shkak se ju nuk dëshironi të jeni të pambrojtur dhe preferoni të dukeni pothuajse të mpirë. Megjithatë emocionet janë pjesë e njerëzimit dhe duhet të merren parasysh. Jeni shumë autonom, shpesh ia dilni vetë. Sfida më e madhe është të gjesh ekuilibrin midis të qenit i pavarur dhe emocionalitetit që prireni të mos merrni parasysh.

BURIMI/ REVISTA PSIKOLOGJIA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al