25 Shtator, 2019

Tërmeti i fuqishëm, këngëtarja me famë botërore kërkon ndihmë për shqiptarët


Këngëtarja famshme me origjinë shqiptare, Rita Ora, u ka kërkuar ndjekësve të saj të shumtë që të ndihmojë shqiptarët, pas tërmetit të fuqishëm që tronditi Shqipërinë të shtunën.

Rita ka publikuar në “Instastory” një foto të hartës së Shqipërisë, ku tregon se ku ka rënë tërmeti dhe në të shkruan: “Një tërmet ma magnitutë 5.6 ka goditur Shqipërinë, shumë pranë ku kam lindur unë. Klikoni më poshtë për të ndihmuar UNICEF për fëmijët e prekur nga katastrofa kudo që janë”.

Kujtojmë se Ora është ambasadore e UNICEF dhe se disa muaj më parë vizitoi fëmijët në Kosovë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al