16 Shkurt, 2019

Tensioni po kalon kufijtë, sulmohet me gurë makina e Vanda Narës


Duket se gjërat po tensionohen vërtetë shumë në kampin e Interit. Mauro Ikardi nuk është më kapiten i zikaltërve pas një vendimi të klubit dhe të gjithë mendojnë se faji shkon për bashkëshortjen, njëkohësisht edhe agjenden e tij, Vanda Narën.

Sipas asaj që raporton “Gazzeta dello Sport”, makina e saj është sulmuar me gurë ndërkohë që po futej në autostradë në zonën e San Siros. Fëmijet e çiftit ishin gjithashtu në makinë. Për fat të mirë episodi nuk ishte shumë serioz, por kjo shenjë po tregon se tensioni po kalon kufijtë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al