18 Prill, 2021

Televonelë turke në “Për’puthen”, një vajzë e re hyn në program dhe ndan Sindin nga Murati


Murati është djali i ri nga Turqia, që është bërë protagonist kryesor i “Për’puthen”, në një telenovelë të vërtetë turke mes dy vajzave në garë, Sindit dhe Olës.

Djali që jeton prej vitesh në Tiranë, ku punon si parukier, është shndërruar në mollë sherri mes dy vajzave.

“Ola i merr Muratin, Sindit”, ishin titujt e portaleve, që pasonin skenat e xhelozisë në program mes dy vajzave. Ola Zenelaj, konkurrentja më e re e ‘Për’puthen’, ka realizuar takimin e saj të parë me Muratin dhe kaq ka mjaftuar që të plasë sherri.

Gjatë takimit, ata u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe nuk munguan skenat romantike. Por, ky takim nuk u prit aspak mirë nga Sindi, e cila akuzoi Olën se është futur me qëllime në emision.

Sipas saj, Ola ka zgjedhur të hyjë mes saj dhe Muratit në mënyrë që të marrë famë. Sindi u nevrikos keq nga takimi me Olën, ndërsa iu drejtua Muratit me fjalët: “Murat, je çunak! Sakrifikova për një lidhje gënjeshtër”.

Sindi nuk e priti aspak mirë afrimitetin mes Olës dhe Muratit. Ajo ka deklaruar se është vetëm për të në emision, ndërsa pasi ka parë takimin e tij me Olën, e ka cilësuar si çunak që jepet vetëm për gjënë fizike dhe bie pre e provokimeve.

“Kam sakrifikuar për një lidhje që ka qenë një gënjeshtër. Unë e konsideroja lidhje emocionale dhe mendoja se vërtet kishim diçka që mes njëri-tjetrit ishte në progres, por në të vërtetë që provokimi i parë nga një femër e re, Murati i është dhënë. Mendoja se ishte mashkulli që i jepet një femre që i jep ndjenjat, jo gjënë fizike”, tha ajo.

Ndërhyrjes së Olës, se ajo në fakt i kishte hipur atij në tavolinë, Sindi iu përgjigj se këtë gjest e kishte bërë jo që në takimin e parë, por në takimin e pestë. E kur pa se Murati i dha puthjen e parë Olës, Sindi shpërtheu e revoltuar. Murati dhe Ola zhvilluan takimin e tyre të parë në “Për’puthen”, ku u panë shumë të afërt teksa konsumonin një drekë romantike me qirinj.

Gjatë bisedës, Murati iu afrua Olës duke i hequr xhaketën dhe më pas i dha një puthje në qafë. “Nuk kam parë ndonjë kimi të madhe mes teje dhe Sindit. Nuk ka pasur afrimitet mes jush?”, i tha ajo.

Gjatë takimit, Murati e anashkaloi pyetjen për Sindin, duke shfaqur anën e tij prej xhelozi, ndërsa iu drejtua: “Mos më thuaj pastaj mund të dalësh me të tjerë. Jam xheloz”.

Ndër të tjera, Ola theksoi: “Më kujtohet kur erdhe dhe the kam ardhur vetëm për ty!”. Nga ana tjetër, Sindi nuk e ka pritur aspak mirë afrimitetin mes Olës dhe Muratit, sidomos kur pa se ai u shtri me Olën.

Teksa po flisnin, Murati komentoi bluzën e hapur të Olës, ndërsa ajo u shpreh se i pëlqente kjo xhelozi. Ajo theksoi gjatë takimit se nuk reagon ashpër në diskutime si Sindi. Po në lidhje si je, e pyeti ai, dhe ajo pohoi se kjo me Muratin do të jetë e treta për të.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al