31 Tetor, 2022

Teksa të gjithë zgjodhën të maskohen për Halloween, prezantuesja ‘heq’ edhe maskën e përditshme


Halloween ka mbaruar dhe bashkë me to edhe kostumet që VIP-at tanë zgjodhën për këtë festë. Mund të themi se pamë gjithçka, murgesha seksi, shtriga, infermiere, police, madje dhe zana.

Ndaj edhe mund të themi se misioni i personazheve tanë u përmbush me sukses. Por ka edhe nga ato personazhe, që për këtë Halloween nuk zgjedhin të maskohen, por të heqin maskën.

E tillë ka qenë edhe rasti i moderatores, Atalanta Kërçyku. Pikërisht në këtë ditë feste, ajo nuk ka zgjedhur një maskim si shumë mikesha e kolege të sajat, po ka zgjedhur të ‘heq’ maskën e përditshme. “Për Halloween dalim pa filtra”, ka shkruar prezantuesja që duket se duke u përpjekur të ‘dal nga rreshti’ ka rezultuar me të vërtet e veçantë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al