6 Shtator, 2017

Teknologjia e re kineze në restorante : “Buzëqesh për të paguar”


Paguani duke përdorur fytyrën dhe numrin tuaj të telefonit. Alipay ka nisur një mënyrë të re për të paguar për KFC në Kinë – duke buzëqeshur. Deri më tani, sistemi i pagesave me anë të njohjes së fytyrës është në dispozicion vetëm në një KFC të vetme në Hangzhou të Kinës. Kompania që qëndron prapa teknologjisë, Ant Financial, një filial i Alibabës, thotë se teknologjia e saj “Buzëqesh për të paguar” ka nevojë për rreth 1-2 sekonda skanim fytyre me një kamera 3D dhe një “algoritëm të zbulimit” për të kontrolluar identitetin e personit që paguan, i cili gjithashtu duhet të vendosi numrin e tij të telefonit për të ndihmuar në mbrojtjen kundër mashtrimit. Një version beta i “Smile to Pay” u prezantua në vitin 2015 nga Jack Ma, themeluesi i Alibaba.

“Pagesat me anë të teknologjisë së njohjes së fytyrës nuk ishin një detyrë e lehtë,” tha Jidong Chen, kreu i teknologjisë së identifikimit biometrik në Ant Financial. “Për mënyrën se si zbulojmë kur fotografia e dikujt po manipulohet veprojmë kështu: ne e parandalojmë këtë duke bashkuar software-in dhe hardware-in dhe duke lidhur algoritme të sofistikuara me kamerën 3D. Mund të parandalojmë spoofingun biometrik gjithashtu.” Sipas Ant Financial, algoritmi mund të zbulojë hijet dhe veçori të tjera për të provuar nëse personi që qëndron para kamerës është në fakt një person dhe jo një foto ose video e përdorur për të mashtruar sistemin e pagesave.

Në videon e mësipërme që përshkruan mënyrën se si funksionon procesi i pagesës, një grua e re përdor makinën në një shumëllojshmëri të paraqitjeve – në mënyrë natyrale, me make-up të rëndë dhe me një shumëllojshmëri të parukeve. Makina njohu me saktësi karakteristika të fytyrës së saj çdo herë që duhej të bënte pagesën. Dyqani KFC që ofron sistemin e pagesave të njohjes së fytyrës është një version më i përmirësuar i zinxhirit të quajtur K Pro, i cili shet sallatë, lëngje dhe panine. K Pro u prezantua në korrik si një mënyrë për të tërhequr klientët e rinj në kërkim të alternativave më të shëndetshme ushqimore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al